
Vështirë të shikoni funksionarë të lartë duke marrë direkt para ‘cash’.
Skema e përfitimeve monetare prej funksionarëve të korruptuar është përsosur, jo vetëm për të humbur gjurmët e të ardhurave të paligjshme, por gjithashtu edhe për ti investuar ato përmes pastrimit të parave. Duke mbajtur në konsideratë hetimin gjatë një viti të 33 ish zyrtarëve , Altin Dumani tregoi se rrugën që përshkojnë paratë derisa mbërrijnë në xhepat e të korruptuarve. Skema u përshkrua para 11 anëtarëve të KLP dhe nën vëmendjen e shtuar të ndërkombëtarëve.
Kryeprokurori i SPAK ngriti shqetësimin për tej zgjatjen e seancave paraprake ndonëse ligji parashikon gjykimin brenda një muaji. Po ashtu edhe të dështimit të ligjit të ri mbi gjykimin e shkurtuar. Në këtë pikë si faktor të mbartjes së dosjeve shtoi edhe dosjet e korrupsionit për të cilat pritet përgjigje nga partnerët.
Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ripërsëriti nevojën për ndërhyje në ligj mbi mandatin nëntë vjeçar të prokurorëve të posaçëm.
“Kërkojnë të drejtën për rikandidim jo për riemërim”m shprehet ai.
Por me një SPAK që në analizën vjetore të radhës konsideron se presionet janë të vazhdimësi si nga politika si nga krimi, prokurorët e posaçëm vërejnë se denoncimet më të shumta I kryen qytetarët dhe shoqëria civile. Fare pak kallëzime u referuan nga institucionet. Altin Dumani bëri thirrje për bashkëpunim.
Dy mes 22 pyetjeve të anëtareve ra në sy interesimi i KLP për performancën e Policisë së Shtetit dhe Byrosë kombëtare të Hetimit.
“Ka policë që janë ndëshkuar por ka djem dhe vajza punëtore”, tha Dumani.
Mbas Altin Dumanit, pritet që në Këshillin e lartë të Prokurorisë të numërojë rezultatet dhe sfidat e prokurorëve edhe prokurori i përgjithshëm.
Top Channel