
Eva Mendes thotë se është “krenare” për Ryan Gosling dhe nuk heziton ta shprehë publikisht në rrjetet sociale.
Eva Mendes thotë se është “krenare” për Ryan Gosling dhe nuk heziton ta shprehë publikisht në rrjetet sociale. Edhe pse aktorja e mban jetën e saj personale larg vëmendjes, të premten ajo bëri një përjashtim të rrallë, duke i dedikuar atij një postim në Instagram.
Në postimin më të fundit që aktorja ka bërë në llogarinë e saj personale, ajo ka postuar foto të Ryan Gosling duke pozuar teksa promovonte filmin “Fall Guy”. Albumi përfshinte edhe foto nga artikujt që i referoheshin nismës së aktorit për të kërkuar ngritjen e një kategorie të veçantë në Oscar. Në fakt, siç është paralajmëruar të enjten, dëshira e tij do të realizohet nga filmat e 2027-ës e në vazhdim.
Eva Mendes nuk e fshehu emocionin duke shkruar për të dashurin e saj: “Burri im është më i miri”. Fatkeqësisht, suksesi matet pothuajse ekskluzivisht nga të ardhurat e arkës. Kjo është arsyeja pse unë jam edhe më krenare për burrin tim që e ktheu të gjithë turneun promovues të Fall Guy në një fushatë për Oscar. Tani, gati 100 vjet pas fillimit të kinemasë, Oscar do të ketë zyrtarisht një kategori tjetër.
Top Channel