
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, iu përgjigj disa komentuesve në episodin e radhës në rubrikën e tij “Sy m’sy”, në rrjetin social “Facebook”.
Rama replikoi me një qytetar që ironizon premtimin e kryesocialistit, për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
“Ramso, si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë e pa drita? Je gjigant Ramso, edhe Nastradini do të të kishte zili”, shkruan komentuesi, të cilit Rama i përgjigjet me argumentin se unioni vetë po këmbëngul që ‘të na fusë në gjirin e saj sa më parë’.
“Ty Elton, jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti ofendues dhe gajasesh, por mua sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja. Kështu që nuk po të them se çfarë mendoj për komentin tënd për hyrjen e Shqipërisë në BE, por po të pyes ty: po BE-në do ta kishte zili vallë Nastradini, meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë. E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027? Apo edhe kjo të bën për të qeshur ty, meqë sipas teje nuk kemi drita”, përgjigjet Rama.
Top Channel