
Kryeministri Edi Rama replikoi me një qytetar, që në një koment në rrjetin social “Facebook” i kërkon “të mos bëjë të njëjtat premtime si Sali Berisha”.
“Po boll se keni 12 vjet në pushtet akoma premtoni njësoj si bufi”, shkruan qytetari, ndërsa kreu i Partisë Socialiste, thotë se gjatë viteve të qeverisjes ka bërë të kundërtën. “Unë bëj ato që them dhe them ato që bëj”, u shpreh Rama.
“Jo, Vladimir, unë nuk kam 12 vjet që premtoj, po kam 11 vjet e 6 muaj që bëj ato që them dhe them ato që bëj. Se po të isha si bufi, edhe Shqipëria do ishte si e bufit, një vend që s’e merrte askush seriozisht, një vend i zhytur në borxhe dhe në kriminalitet, me mbi 100 e kusur vrasje në vit, me qytete të rrënuara nga harresa, me një turizëm që mbahej gjallë vetëm nga patriotizmi shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Po sot? Sot vetëm kush nuk do të shohë, nuk sheh dhe s’ka më të verbër se ai që i ka sytë, por refuzon të shikojë. Apo më shurdh se ai që i ka veshët, por nuk do e nuk do që të dëgjojnë”, u shpreh kryeministri.
Top Channel