Tërmeti në Venezuelë, banorët akuzojnë qeverinë për reagim të vonuar: Na lanë vetëm mes rrënojave 30/06 10:34
Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance ka deklaruar se rënia e ndjeshme e tregut të aksioneve më e mprehta që nga viti 2020 ishte vetëm “një ditë e keqe”.
“Por ne do të kemi një bursë në lulëzim për një kohë të gjatë, sepse ne po riinvestojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.
Zëvendëspresidenti ka deklaruar se qeveria dëshiron që Wall Street të ecë mirë, teksa shtoi se kujdesen më shumë për punëtorët amerikanë dhe për bizneset e vogla amerikane.
Vance thotë gjithashtu se tarifat e vendosura “mund të ishin rritur shumë”, por Trump po përpiqet të “dërgojë një mesazh se do të jenë pak të sjellshëm”.
Top Channel