Alarmi për klimën/ Gushti 2026 regjistrohet si muaji më i nxehtë në histori, El Niño pritet të rrisë më tej temperaturat Tregjet globale të aksioneve pësuan rënie për të dytën ditë me radhë teksa tarifat botërore të Donald Trumpit vazhdojnë të ushqejnë frikën e një recesioni global.
Indeksi FTSE 100 i Londrës u tkurr edhe më shumë në çeljen e bursës mëngjesin e sotëm, ndërsa tërmeti në tregjet aziatike vazhdoi gjatë natës.
I pa shqetësuar nga fakti që tregjet në SHBA e mbyllën ditën e enjte me humbjen më të madhe ditore që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në 2020-tën. Trumpi vetë duket i kënaqur. Presidenti amerikan thotë se vendosja e tarifave po shkon “shumë mirë” dhe ekonomia do të “lulëzojë”.
Tarifat më të larta, duke përfshirë 20% për BE-në dhe 54% për Kinën, do të hyjnë në fuqi nga 9 Prilli. Mes kombeve më të goditura është edhe Vietnami me 46% dhe Serbia me 38%. Përpara logjikës së ftohtë të biznesit, duket se takimi i ngrohtë i djalit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump Junior me presidentin serb Aleksandar Vucic, nuk pati ndonjë efekt. Presidentja e Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automjeteve (VDA), Hildegard Müller, e përshkroi vendimin e SHBA si kthesë themelore në politikën tregtare. “Ky është largimi i SHBA-së nga rendi global tregtar i bazuar në rregulla – dhe si rrjedhim largimi nga baza për krijimin e vlerës globale dhe rritjen dhe prosperitetin përkatës në shumë rajone të botës. Kjo nuk është Amerika e para, kjo është vetëm Amerika”, theksoi Müller.
Top Channel