Pas problemeve që pati me trajtimin ndaj kancerit, Mbreti Charles i kthehet detyrave zyrtare

01/04/2025 17:38

Mbreti Charles është rikthyer sot në detyrat e tij zyrtare pas një pauze disa ditore për t’u rikuperuar nga efektet anësore të trajtimit që po merr për kancerin.

Charles u shfaq duke buzëqeshur gjatë një ceremonie nderi në Kështjellën Windsor, në Londër.

Monarku 76-vjeçar, i cili po trajtohet për më shumë se një vit për një lloj kanceri të pazbuluar, u urdhërua nga mjekët të enjten të pushonte pasi kishte përjetuar “efekte anësore” nga mjekimi që po merrte.

I veshur me veshje ushtarake, mbreti shtrëngoi duart me të ftuar të shquar, duke përfshirë kampionen botërore të heptathlonit Katarina Johnson-Thompson dhe kërcimtaren e Shtëpisë së Operës Mbretërore, Marianella Nunez.

Mbreti do të ketë angazhime të tjera këtë javë, duke përfshirë takimin e tij javor me kryeministrin, Keir Starmer.

Më pas, çifti mbretëror pritet të vizitojë Italinë.

Charles u emërua mbret i Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së nënës së tij Elizabeth, më 8 shtator 2022. Dy vite më vonë, në shkurt 2024, ai befasoi botën pas lajmit se vuante nga kanceri.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta