Charlize Theron e emocionuar për koncertin e Dua Lipës, publikon foto me yllin e pop-it

31/03/2025 17:28

Charlize Theron ka kaluar një natë të paharrueshme në koncertin e Dua Lipës, duke u deklaruar e emocionuar me energjinë e yllit të popit.

Aktorja e famshme e ka parë performancën e Dua-s live dhe më pas e ka takuar jashtë skenës, ku kanë bërë një foto së bashku, të cilën Theron e ka postuar më pas në llogarinë e saj personale në Instagram.

Aktorja mori pjesë në koncert me të dashurit e saj dhe postoi në rrjetet sociale një sërë fotosh bardh e zi, të cilat i shoqëroi me shprehjen: “Çfarë nate”, duke u shprehur se do ta mbajë mend gjatë këtë koncert të veçantë.

Në disa nga pamjet, Charlize Theron duket se po shijon koncertin, duke kënduar mes publikut, e veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta