“Do të marrin kundërmasa”, Kina do t’i përgjigjet tarifave të SHBA

28/03/2025 17:04

Kina do të marrë kundërmasa vendimtare nëse Shtetet e Bashkuara dëmtojnë interesat e vendit me tarifat e ardhshme doganore reciproke.

Nëse SHBA dëshiron të diskutojë bashkëpunimin me Kinën, respekti i ndërsjellë është një parakusht, shkruan Yuyuan Tantian ( një llogari në media sociale e lidhur me transmetuesin shtetëror kinez CCTV) në një postim në platformën Weibo.

Komentet vijnë pasi “cari” i ekonomisë, zëvendëskryeministri kinez He Lifeng dhe përfaqësuesi i tregtisë i SHBA-së Jamieson Greer zhvilluan bisedime mbi çështjet tregtare të mërkurën.

Gjatë bisedës, ai shprehu “shqetësimet serioze” të Kinës për tarifat ekzistuese dhe të propozuara të SHBA-së dhe i bëri thirrje Uashingtonit që të adresojë shqetësimet e të dyja palëve, sipas Xinhua, agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta