Top Story/ Refleksioni i Grida Dumës: Kisha nevojë për këtë emision, i nisa sms shoqes sime që po na ndjek…

25/03/2025 01:08

Emisioni i Top Story këtë të hënë iu kushtuar agjërimit dhe besimit islam, ndërsa ndodhemi në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Drejtuesja e emisionit, Grida Duma tha se i duhej kjo temë sepse e shkëputi plotësisht nga rutina.

“Ia vlen të jemi të sinqertë në këtë emisionin sonte se është vetëm për të përcjellë mirë, në çastet kur ishim në publicitet i shkruajta një mikes sime të afërt dhe i thashë më duhej mua ky emision sonte, më shkëputi plotësisht nga rutina ime që duket krejtësisht jo rutinë i një debati.

Bota e sotme i ka bërë njerëzit klone të matriksit, të një sistemi që duhet të jenë të suksesshëm në para, të suksesshëm në karrierë, duhet të vrapojnë të kenë tre punë, dy suksese, 20 parje, 500 foto, 700 shkëlqime që nuk ekzistojnë. Treçereku i shqetësimeve që unë kam me brezin e ri dhe mund ta ndaj me ty, sallën dhe auditorët, kur thuhet pse shikon Instagramin se ashtu do të dal unë. Pra është mirëkuptuar që fasada duhet të jetë një tjetër dhe individi duhet të jetë një tjetër ne jetën e vet. Ngacmimi që bën agjërimi nëpërmjet një detyrimi për të ndryshuar rutinën, të zgjon nga ky gjumi letargjik i jetës së zakontë. Ngacmimet prej tokësore që i vijnë njeriut nga gjendja e tij biologjike nga materia e tij duhet të jenë shenja”, tha Duma.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta