
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish përmes një videoje kryeministrit Edi Rama.
Në përgjigjen e tij, Basha e pyet Ramën, pse ‘nuk e ke shlyer borxhin vetë kur ishte kryebashkiak’.
“O Rame, ke fillu prap me rekrutu dëshmitarë të rremë. Kishe kap njonin në Memaliaj që thoshte “që si kam dhënë unë lekët që i kishe borxh ti”.
Po ti mo Rame pse s’ia pagove? Vetëm borxhe më le në bashki mo Rame dhe gropën e Hajdin Sejdisë, nevojtoren më të madhe publike në botë. 200 metra larg nga zyra jote mo Rame, 11 vite në bashki se mbushe. E mo Rame, kishe mendjen me mbush gjona të tjera mo Ram.
Ku i ke shokët mo Rame? Ku e ke Lali Erin? E mësove mirë, por e pësoi keq, 7×7 = 313 Rame” – shprehet Basha.
Top Channel