
Radio Evropa e Lirë e shënjestruar për t’u mbyllur nga Presidenti Donald Trump, i është dhënë një pezullim i përkohshëm i mbylljes nga një gjykatë federale.
Gjykatësi i qarkut amerikan Royce C. Lamberth pranoi kërkesën e Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty për një urdhër të përkohshëm ndalimi që do ta ndihmojë transmetuesin të vazhdojë punën në transmetim dhe në internet përkohësisht.
Transmetuesit ngritën padi javën e kaluar për të kundërshtuar urdhrin e mbylljes së Trump, duke pretenduar se “do të shkelte Kushtetutën dhe ligjet federale”.
Lamberth dëgjoi argumentet sot, pak para seancës dëgjimore, administrata Trump ra dakord të paguante atë që i detyrohej Radios Evropa e Lirë për gjysmën e parë të marsit. Megjithatë administrata vazhdon të mbrojë urdhrin e mbylljes që hyri në fuqi më 15 mars.
“Ne kemi besim se ligji është në anën tonë pasi Kushtetuta e SHBA i jep Kongresit fuqinë ekskluzive të kuletës. Është e paligjshme të na mohohen fondet që Kongresi i ka ndarë tashmë Radios Evropa e Lirë për pjesën tjetër të këtij viti fiskal”, tha CEO i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus në një deklaratë pas seancës.
“REL/RL ka funksionuar, për dekada të tëra, si një nga organizatat që Kongresi ka caktuar me statut për të zbatuar këtë politikë. Udhëheqja e USAGM nuk mund, me një fjali arsyetimi që nuk ofron pothuajse asnjë shpjegim, ta detyrojë Radion Evropa e Lirë të mbyllet edhe nëse Presidenti u ka thënë ta bëjnë këtë”, shkroi gjykatësi, Lamberth.
Urdhri nënkupton që transmetuesi ka të ngjarë të ketë sukses në bazë të çështjes më të gjerë. Lamberth tha se ai synon të vendosë “me shpejtësi” dhe u tha palëve që të paraqesin njoftime para gjykatës këtë javë. Shumë padi të tjera mbi veprimin e Trump për të çmontuar Agjencinë Amerikane për Media Globale janë gjithashtu në pritje.
Top Channel