
Egjipti paraqiti një propozim të ri javën e kaluar për të rivendosur armëpushimin në Rripin e Gazës.
Sipas Reuters, propozimi u hartua pasi Izraeli javën e kaluar rifilloi operacionet e tij ajrore dhe tokësore kundër Hamasit në enklavën palestineze, duke i dhënë fund efektivisht marrëveshjes së brishtë të armëpushimit që kishte qenë në fuqi që nga 19 janari.
Plani egjiptian kërkon që Hamasi të lirojë pesë pengje izraelite çdo javë, me Izraelin që zbaton fazën e dytë të armëpushimit të rënë dakord.
Si SHBA ashtu edhe Hamasi e kanë pranuar propozimin, por Izraeli ende nuk është përgjigjur. Propozimi egjiptian përfshin një afat kohor për lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim të një afati kohor për tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza.
Hamasi akuzon Izraelin për shkeljen e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, por ka thënë se është i hapur për negociata dhe po shqyrton propozimin e të dërguarit amerikan Steve Witkoff.
Top Channel