Kontrolli i vazhdueshëm për vizat amerikane/ Ambasada e SHBA-së: Duhet të sigurohemi që të gjithë ndjekin ligjet dhe rregullat e emigracionit

23/03/2025 09:48

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë thekson se kontrolli i vazhdueshëm i vizave bëhet me qëllim garantimin e ligjit dhe rregullave të emigracionit në SHBA.

Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata të ndjekin të gjitha rregullat dhe ligjet e emigracionit të SHBA-së dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë.

Departamenti i Shtetit i SHBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë“, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane, të publikuar në rrjetet sociale.

Që prej tre vitesh, vizat që lëshon nga ambasada amerikane në Tiranë, kanë një kohëzgjatje 10-vjeçare dhe më pas mund të bëhet sërish aplikim.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta