Sulmohet sërish Izraeli, ushtria iztalite ndalon dy raketa të nisura nga Gaza

21/03/2025 17:03

Ushtria izraelite njoftoi se ka ndaluar dy raketa të lëshuara nga Rripi verior i Gazës sot mbi qytetin bregdetar në jug të Izraelit, Ashkelon.

Sirenat që paralajmëronin për raketa në hyrje u dëgjuan në qytet. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, sipas The Times of Israel.

Asnjë organizatë palestineze deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet.

Kjo është dita e dytë radhazi që lëshohen raketa në Izrael nga Gaza pasi ushtria izraelite rifilloi operacionet e rënda ushtarake në Rripin e Gazës në fillim të kësaj jave.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta