Albanologu arbëresh! Francesco Altimari merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Luigj Gurakuqi”

21/03/2025 16:21

I lindur në Kalabri, në zemër të një komuniteti arbëresh që ka ruajtur me krenari gjuhën dhe traditat shqiptare, prof. dr. Francesco Altimari ia ka kushtuar gjithë jetën e tij studimeve albanologjike dhe promovimit të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Për këtë përkushtim , Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e nderoi akademikun italian me titullin prestigjioz “Doctor Honoris Causa”.

Në fjalën e tij gjatë marrjes së titullit, prof. dr. Altimari theksoi sërish rëndësinë e mbështetjes për komunitetin arbëresh, duke apeluar për ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve kulturore dhe historike mes tyre dhe Shqipërisë.

Aktualisht, prof. dr. Francesco Altimari është profesor i albanologjisë në disa universitete italiane dhe mban titullin e anëtarit të nderit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta