
Pak orë mbasi Spanja ja dorëzoi drejtësisë shqiptare Lulzim Berishën, Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg ndaj tij, që ishte shpallur në mungesë pothuajse pesë vjet më parë.
Si një i kërkuar nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut, krim i ndodhur në 2005, Lulzim Berisha ishte arrestuar në Spanjë nën një identitet tjetër.
Akuzat që rëndojnë ndaj Lulzim Berishës janë ajo e vrasjes së Klodian Saliut, por edhe vrasja e mbetur në tentativë e një shtetasi tjetër që po udhëtonte në të njëjtën makinë me viktimën si dhe kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal. Emri i 55-vjeçarit u rrëfye nga i penduari i drejtësisë Luftar Reçi, i cili ekspozoi edhe emrat e Viktor Ymerit dhe Emiliano Shullazit.
Mbas konfirmimit të masës të shpallur nga gjyqtarja Irena Gjoka, Lulzim Berisha u dërgua në paraburgimin 313
Top Channel