“Arrest në burg” për ish-kreun e bandës së Durrësit/ Zbardhet dëshmia e Lul Berishës në seancë: Nuk e njoh Luftar Reçin!

20/03/2025 11:19

Lulzim Berisha u la në masën e sigurisë “arrest në burg” nga GJKKO.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se gjatë seancës, Berisha ka kundërshtuar deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo“, dëshmoi ai.

Ndërkohë avokati i tij, Detar Hysi në një prononcim për gazetarët, i bëri thirrje prokurorëve të posaçëm që të jenë të pavarur në punën e tyre.

Lul Berisha, ose ndryshe ish-kreu i bandës së Durrësit u ekstradua nga Spanja dy ditë më parë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta