
Demokratët prisnin në këtë listë të mbyllur Hysen Kadiun, i cili rezultoi më i votuari në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmetin, Jorida Tabakun dhe Grigels Muçollarin. Pavarësisht rezultatit të gjithë janë në listë të hapur.
I pari që u tërhoq nga gara dhe bëri një sqarim për demokratët është kreu i degës së Kavajës Hysen Kadiu i cili ndër rreshta shprehu zhgënjimin.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg garon në listë të hapur në kryeqytet. Një sfidë e politikanit ish-peshëngritës jo vetëm ndaj kundërshtarëve politik, por edhe ndaj SPAK që e izoloi prapa hekurave nën dyshimet për korrupsion.
Një sfidë ndaj SPAK duket se ka edhe vetë lideri opozitës Sali Berisha i cili po ashtu, është nën hetim nga SPAK për korrupsion lidhur me dosjen “Partizani”.
Sipas informacioneve, SPAK ka në verifikim e sipër edhe pasurinë e eksponentit tjetër opozitar Flamur Noka, informacione të cilat ky i fundit i ka mohuar.
‘Tek PD ka ndodhur e kundërta por me qasje krejt tjetër. Nevoja e tyre për t’u mbrojtur nga hetimet i kanë dhënë imunitet individëve që janë në procese hetimore dhe kanë garantuar lidershipin, ndërkohë që shkojnë në listë të hapur me shumë pak personalitete publike’ u shpreh Afrim Krasniqi, Dr. Instituti i Studimeve Politike
Por, duket se opozita i ka harruar betejat politike dhe zotimet e së shkuarës. Në listën e hapur të Tiranës, me numrin 31 është kandidati Elton Rroshi nga zona e Kavajës. Ai është djali i xhaxhait i Elvis Rroshit, ish kryebashkiakut me disa emra që u largua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit. Rroshi, u largua edhe falë betejës së selisë blu që afron pranë saj njeriun e afërt të Rroshit. Mjaft ironike të mendosh se kandidati nga Kavaja Hysen Kadiu, fituesi i primareve të selisë blu mbeti jashtë liste…
Durrësi çon në Kuvend 14 deputetë.Socialistët konfirmuan deputetet aktuale Klodiana Spahiun, Milva Ekonomi, Aurora Mara ndërsa afrohen dy emra të rinj si Laert Kume dhe Skënder Pashaj. Mes 14 emrave Në listë të hapur, bien në sy Edmond Rrushi dhe deputeti actual I Shijakut Ilir Ndraxhi. I pari ish deputet i LSI dhe ish drejtor i QSUT ku u hetua nën dyshimet për abuzimet me tendera. Së fundi ai drejtoi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit ku një sërë denoncimesh zbuluan se në treg kishte penetruar mish importi I infektuar me salmonelë. Ndërkohë,
Ndraxhi vjen sërish si ofertë në Shijak, pavarësisht transkripteve të SKY EÇ që ngrinin dyshime për influenca të botës së errët në zonë për emrin e tij.
Top Channel