
Në katër vite, konkretisht nga vitit 2019 deri në vitin 2023, në vendin tonë ka pasur mbi 12 mijë studentë të diplomuar më pak.
Eksodi i trurit gjatë dekadës së fundit nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditoret tona po ulen përherë e më pak studentë, çka përkthehet se nesër, do të kemi gjithnjë e më pak profesionistë me arsim të lartë.
Kolindo Vjerdha-Qëndresa Qytetare: Në këtë grup përfshihen të diplomuarit që vijnë nga arsimi bachelor, në nivelin master dhe në doktoraturë. Profilet të cilat janë më të prekurat nga kjo ulje e të diplomuarve fillon me profilet e ekonomisë që nga viti 2020, 2021- 2023, njohin rreth 2700 më pak të diplomuar.
Më pas vijnë profilet e mësuesisë, që nga arsimi fillor e më pas mësues të profileve të tjerave që i përkasin arsimit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë të cilat kanë njohur ulje gjatë këtij 3-vjeçari. E gjithashtu pastaj tek artet, profil i cili po sheh ulje në këtë hark kohor.
Po profilet që preferohen dhe nuk njohin rënie të numrit të studentëve cilat janë?
Kolindo Vjerdha-Qëndresa Qytetare: Profilet që vijnë nga inxhinieria në tërësi, specifikisht inxhinieria e ndërtimit, inxhinieri e cila është e specifikuar te teknologjia dhe IT, por edhe mjekësia që preferuar ndoshta edhe si një mundësi për tu largua. Janë profilet që kërkojnë shumë Italia dhe Gjermania.
Cilët janë faktorët që po ndikon në rënien e numrit të diplomuarëve
Kolindo Vjerdha-Qëndresa Qytetare: Faktorët kryesor lidhen me largimin e familjeve. Një moment i dytë është pasi mbarojnë maturën shtetërore. Studimet kanë një kosto afërsisht të ngjashme me vendet e BE. Një element tjetër është edhe ulja e lindshmërisë që sjell efektin domino që në arsimin bazë deri në arsimin e lartë.
Top Channel