Nëna e alkoolizuar përplasi disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe, procedohet 37-vjeçarja në Vlorë
17/03/2025 11:49
Ka nisur procedimi penal për nënën e alkoolizuar që dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën 5 muajshe në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur më datë 14 mars në lagjen “Pavarësia”. Në njoftimin e policisë thuhet se i mityri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë.
“Nis procedimi për shtetasen H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftim.
Top Channel