
17/03 19:55
Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus Vladimir Putin do të flasë me presidentin amerikan Donald Trump në telefon të martën.
I pyetur për thirrjen e planifikuar, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Po, kështu është. Një bisedë e tillë është planifikuar për të martën,” raportoi Reuters.
Konfirmimi i kësaj bisede është bërë fillimisht nga Presidenti Trump një ditë më parë.
Ai tha se është bërë “shumë punë” gjatë fundjavës dhe se do të shohin nëse kanë “diçka për të njoftuar” të martën.
Kjo vjen një javë pasi delegatët e SHBA-së dhe Ukrainës u takuan në Arabinë Saudite, ku njoftuan mundësinë e një armëpushimi 30-ditor – hapi i parë drejt përfundimit të luftës.
Top Channel