Tragjedia në Koçan/ Greqia i vjen në ndihmë Maqedonisë së Veriut, pret edhe 15 të plagosur të tjerë
16/03/2025 19:59
Pas aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut dhe komunikimit telefonik mes ministrit të Jashtëm grek, George Gerapetritis dhe homologut të tij të maqedonas mëngjesin e sotëm, me veprime të koordinuara të Ministrive të Jashtme, Shëndetësisë, Mbrojtjes Civile dhe Ekipeve të Urgjencës, Greqia ka marrë përsipër të gjitha rastet me djegie të rënda të kërkuara nga mekanizmi evropian i Mbrojtjes Civile.
18 të plagosurit do të trajtohen në spitalin Papanikolaou në Selanik dhe në spitalet ushtarake në Athinë dhe Selanik. Në këto momente 3 të plagosur rëndë 25, 23 dhe 19 vjeç po trajtohen në këtë spital, njëri prej të cilëve i është nënshtruar një operacioni.
Top Channel