Lufta në Ukrainë, Zelensky zëvendëson kreun e ushtrisë

16/03/2025 17:55

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zëvendësuar kreun e ushtrisë ukrainase, sipas ministrit të mbrojtjes të vendit.

Andrii Hnatov do të shërbejë tani si shefi i ri i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, duke zëvendësuar Anatoliy Bargylevych, i cili mori këtë rol vetëm në shkurt të vitit të kaluar.

“Ne po transformojmë në mënyrë sistematike Forcat e Armatosura të Ukrainës për të rritur efektivitetin e tyre luftarak,” tha ministri i mbrojtjes Rustem Umerov, duke njoftuar ndryshimin.

“Kjo përfshin ristrukturimin e sistemit të komandës dhe zbatimin e standardeve të qarta.”, tha ai.

Ai këmbënguli se Bargylevych ishte ende “pjesë e ekipit”, duke shtuar se tani i është ngarkuar “reformimi i inspektoratit kryesor”.

“Misioni i tij është të sigurojë përputhjen me standardet ushtarake dhe të forcojë disiplinën brenda forcave të armatosura”, shton ai.

Zelensky ka riorganizuar rregullisht personelin ushtarak dhe qeveritar për të maksimizuar efikasitetin gjatë gjithë luftës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta