Komisioni Qëndror në Kosovë shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve! Kryeson Lëvizja Vetëvendosje, siguron në Kuvend 48 vende

15/03/2025 16:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur këtë të shtunë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në zgjedhje morën pjesë 46.54% e qytetarëve me të drejtë vote.

Lëvizja Vetëvendosje – 42.30% të votave

PDK – 20.95%

LDK – 18.27%

AAK-NISMA – 7.06%

Lista Serbe – 4.26%

“KQZ ka zbatuar ligjin e ri të zgjedhjeve ku janë shtuar përgjegjësitë e KQZ-së.  Për herë të parë ka organizuar votimin fizik në përfaqësi diplomatike dhe votimin me postë në kuti postare jashtë vendit. Për herë të parë ka organizuar numërimin në 38 qendra komunale të numerimit.

Vonesat për shpalljen e rezultateve kanë të bëjnë me zbatimin e ndryshimeve ligjore dhe arsyeja tjetër ka të bëjë me platformën elektronike. Para publikimit të çdo rezultati kemi bërë verifikimin dhe kjo ka zgjatur procesin. Rezultati ishte i evidentuar në formularë, pavarësisht këtyrë probleme, rezultatet që do shpallim tani janë arritur në një transparence të plotë”, ka thënë Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndarja e vendeve në Kuvendin e Kosovës:

LVV-48 vende

PDK-24 vende

LDK-20 vende

Lista Serbe-9 vende

AAK NISNA-8 vende

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta