“Tuneli i Murrizit, jashtë standardeve”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Çdo vepër infrastrukturore, si në BE!

14/03/2025 20:23

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy” në “Facebook”, iu përgjigj një komentuesi që shkruante se tuneli i Murrizit është jashtë standardeve evropiane.

Rama u shpreh se çdo vepër infrastrukturore, e ndërtuar gjatë qeverisjes së socialistëve, është sipas standardeve evropiane.

Jo vetëm ai tunel, por çdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë, rrugë, shkollë, spital, është vetëm e standardeve evropiane, sepse ne  e kemi ndarë mendjen, do ta bëjmë këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian deri në 2030. Kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do t’i japë një pasaportë evropiane, por edhe Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë”, tha kryeministri.

Vidhni, vidhni, se edhe pak ju ka ngelur”, ishte një koment tjetër, të cilit Rama iu përgjigj:

Pse e thua llafin e keq Palok? Megjithatë, ti duhet ta dish që kjo vepër është bërë me PPP. Dhe i ka kushtuar këtij shteti shumë më pak se sa do i kushtonte nëse private mos të ishte i detyruar nga kontrata që t’i bënte me shpenzimet e veta kosto e të papriturës kur plasi uji”.

Tuneli i Murrizit pritet të shkurtojë në vetëm dy orë rrugën Tiranë – Dibër dhe anasjelltas.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta