Sorensen në Kosovë! Emisari i ri i dialogut Kosovë-Serbi mbërrin në Prishtinë javën e ardhshme: Kompromisa…

14/03/2025 20:11

Emisari i ri i dialogut Kosovë-Serbi, Peter Sorensen javën që vjen pritet ta vizitojë Prishtinën për herë të parë që nga emërimi i tij si ndërmjetësues.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar qëndrimin e përfaqësuesit special në Kosovë në datat 17 dhe 19 mars.

Vizita e parë e Sorensen pritet të rinis procesin e dialogut i cili tash e sa muaj nuk ka pasur lëvizje.

“Ajo çfarë mund të pritet është të diskutohet për hapat e ardhshëm, eventualisht që të diskutohet për një plan për takimet e ardhshme”, tha Seb Bytyqi-njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare

Po ashtu, ndërmjetësuesi që mori postin më 1 shkurt, do të sjellë edhe mesazhe të qarta për palët.

“Ka nevojë për hapa konkretë në implementimin e marrëveshjeve dhe natyrisht thirrja e zakonshme për kompromis nga të dyja palët dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut”.

Një prej temave që pritet të diskutohet në vizitën e parë të Peter Sorensen në Kosovë do të jetë edhe çështja e të zhdukurve me dhunë, për të cilën është arritur dakordim, por që takimi ka dështuar.

Kosova dhe Serbia janë në proces të dialogimit për më shumë se një dekadë. Palët në fillim të vitit 2023 arritën marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve dhe një aneks të zbatimit të saj, por që nga ajo kohë, Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë hapa drejt implementimit të saj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta