
Ashtu sikurse është bërë traditë çdo vit, qindra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës këtë 14 mars për të festuar Ditën e Verës dhe për të shijuar aktivitetet e organizuara për të gjitha grupmoshat, veçanërisht për fëmijët.
Hapësira të dedikuara fëmijëve për pikturë, poçari dhe një panair libri, ku mund të shprehin krijimtarinë dhe të argëtohen me njëri tjetrin.
Në një zonë të veçantë në Parkun Europa, u ngrit Marketi i Fëmijëve, ku të vegjël shitën lodrat e tyre.
Për herë të parë u ngritën katër balona të mëdha duke i dhënë sheshit Skënderbej një atmosferë të veçantë, ndërsa për të apasionuarit pas automjeteve u ekspozuan makina dhe motoçikleta RETRO.
Kjo festë pagane nderon natyrën e bukur shqiptare dhe bimësisë që ishte e pranishme simbolikisht në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa nuk munguan elementët kryesorë të Ditës së Verës, ballakumja dhe verorja.
Reshjet e shiut nuk zbehën festën në Tiranë, e cila mbyllet pas mesnate, me një koncert live me DJ dhe këngëtarë të ftuar.
Top Channel