U kap me 223 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, dënohet 36-vjeçari
13/03/2025 12:40
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e dënimit me një muaj burg për Mariglen Daiun, 36-vjeçarin i cili u kap në pikën kufitare të portit të Durrësit me një shumë prej 223 mijë eurosh të padeklaruara.
Daiu u arrestua në flagrancë nga policia kufitare, që gjatë kontrollit zbuluan shumën e konsiderueshme të parave që ai po përpiqej ta kalonte pa e deklaruar sipas rregullave ligjore.
Pas verifikimeve, ai u përball me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”, ndërsa hetimet po kryhen dhe për pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.
Top Channel