Kryebashkiaku dha dorëheqjen për të garuar në zgjedhje, caktohet kryetari i komanduar i Beratit
13/03/2025 12:42
Ervin Ceca mori postin e kryetarit të bashkisë Berat.
Deri më sot, ai mbante postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak në Berat.
Pak ditë më parë, Ervin Demo dha dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë, pasi do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ai është i pari në listën e mbyllur të Partisë Socialiste në qarkun e Beratit.
Top Channel