Bie avioni në Slloveni, vdes politikani dhe themeluesi suedez i portalit të njohur pirat

13/03/2025 13:59

Biznesmeni suedez Carl Lundstroem, bashkëthemelues i faqes së paligjshme të ndarjes së skedarëve në internet ‘The Pirate Bay’, ka vdekur në një aksident ajror në Slloveni, sipas partisë së ekstremit të djathtë në të cilën ai bënte pjesë.

Policia sllovene konfirmoi të mërkurën për AFP se gjeti një trup, me gjasa i pilotit, një shtetas suedez, por nuk pranoi ta identifikonte atë në pritje të kërkimit mjeko-ligjor.

Avioni u rrëzua në një kabinë prej druri në zonën Velika Planina të Sllovenisë veriore të hënën, por moti i keq i pengoi shpëtimtarët të merrnin trupin deri të martën.

Partia suedeze e ekstremit të djathtë Alternativa për Suedinë tha në një postim se Lundstroem kishte vdekur në aksident.

“Lundstroem, një legjendë dhe veteran i nacionalizmit suedez, vdiq në një aksident avioni të hënën”, thuhet në postim.

Lundstroem, 64 vjeç, ishte nisur me aeroplanin e tij Mooney M20 nga kryeqyteti i Kroacisë Zagrebi duke u nisur për në Zyrih në Zvicër.

Themeluar në vitin 2003, ‘The Pirate Bay’ u lejonte përdoruesve të shmangnin tarifat e të drejtave të autorit dhe të ndanin muzikë, filma, lojëra dhe skedarë të tjerë përmes lidhjeve peer-to-peer të ofruara në faqe, gjë që Suedia është përpjekur vazhdimisht t’i jepte fund.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta