Top Story/ “Veliaj është selektiv, di kë sulmon”, avokati: Do të merret një vendim për kryebashkiakun gjallë a vdekur, ja çfarë ndodh nëse kalohet afati

12/03/2025 23:04

Avokati Genc Gjokutaj foli në “Top Story” për sulmet që Erion Veliaj ka bërë për prokurorët e çështjes së tij.

Teksa foli për përgjimet, ai u shpreh se kryebashkiaku nuk është naiv, që të flasë pa filtra në telefonat e burgut.

Gjokutaj u shpreh se vendimi për Veliajn duhet të merret nesër, pasi kalimi i afatit të përcaktuar 10 ditor për të dhënë vendimin do të sjellë rrjedhimisht shfuqizimin e masës së arrestit.

“Gjithë kjo që ka ndodhur, duhen kursyer këto minuta, ka të bëjë me një përgjim në burg. Nuk dimë te themi a është përgjime ambientale apo i bërë me telefon në burg. Do të jetë një skandal. Telefonat janë të tillë që edhe te drejtoria e burgut duhet të dorëzosh të paktën 15 numra.

Më mirë të të dëgjojnë në telefon burgu sesa unë edhe ti. Nuk mendoj se është kaq naiv, ose ai mendon se e ka të drejtë kushtetuese edhe të intimidojë. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë përveçse elementëve kriminalë që kanë urdhëruar vrasje nga burgu.

Kanë qenë shumë të tjerë dhe nuk kanë dhënë këto porosi. Të vijmë tek thelbi i çështjes. Tre ditë gjyq, shkalla e parë e mbylli brenda një dite. Përgjimi telefonik kërkon urdhër prokurori.

Pse e shtyu gjyqtari çështjen sot, sipas meje, unë mendoj që sensiviteti i kësaj çështjeje me sjellje dhe përplasje, Erioni është selektiv në këto sulme, sulmon Ols Dadon por jo Dumanin. E ka natyrë intimidimi, në burg nuk është për të treguar sa i fortë është.

Nesër do të merret një vendim gjallë a vdekur, por ka afat 10 ditë, nëse ai e jep në ditën e 11 vendimit masa e arrestit bie, nuk e ka lirinë ta shtyjë”, tha Genc Gjokutaj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta