Berishës i ikën nga koalicioni një parti, tërhiqet Aleanca e Maqedonasve: Nuk na dhanë vend në listën e hapur të Korçës

12/03/2025 10:05

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian njofton tërheqjen nga koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në kërkesën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, AMIE kërkon çregjistrimin nga ky koalicion.

“Dështuam në negociata, i kërkova një vend në listën e hapur të Korçës, refuzuan. Edhe në qarqe të tjera nuk na dhanë vende. Pra koalicion, por s’na dhanë asnjë vend në listë”, deklaroi kreu i partisë Vasil Sterjovski. 

Pjesë e këtij koalicioni mbeten 25 parti: Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia e Lirisë, Partia Republikane, Partia Demokristiane, Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë, Partia Kombëtare Konservatore Albania, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Aleanca Europiane Ekologjike, Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, Partia Kristian Demokratike, Partia Fryma e Re Demokratike, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Balli Kombëtar Shqiptar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta