RENEA mësyn në Vlorë, kontrolle në dy banesa, dyshohet se fshihen persona me rrezikshmëri të lartë kriminale
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas lajmeve se “u tërbua” dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për shkak se nuk do të jetë në listën e sigurt të PS-së për zgjedhjet e 11 Majit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se nuk ka luftuar për karrige, por për njerëzit dhe në këtë rast, konkretisht për bujqësinë.
“Unë i tërbuar për listën? Shqetësimi im nuk ka qenë kurrë vetja, unë, karriera, karrigia ime, po ka qenë puna ime si shërbim ndaj njerëzve për vite me radhë. Fshati, bujqësia, populli i fshatit e bujqësisë, puna e tyre, prodhimi i tyre, ekonomia e tyre dhe ekonomia e vendit ku ajo është pjesë jetike. Ky është tërbimi im dhe arsyeja e tij. Mbi të gjitha kur më gënjejnë”, shprehet socialisti.
Top Channel