Emër për emër/ Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

11/03/2025 01:30

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë.

Duke analizuar formulën e shpalosur prej Edi Ramës në listën e mbyllur me 46 vende në 12 qarqe në zonën e sigurt për të dalë deputet do jenë drejtuesit politik në total 9 pasi për 3 qarqe Durrësi, Berati dhe Shkodra, drejtohen nga kryebashkiakët. Sikurse drejtuesi politik i diasporës Taulant Balla, raporton gazetari i Top Channel Muhamed Veliu.

35 vendet e mbetura në listën e mbyllur do të plotësohen me deputete aktuale gra, figura të reja nga kabineti qeveritar, platforma “deputeti që duam” dhe diaspora.

Përjashtuar drejtuesit politik burra në listën e mbyllur, të gjithë deputetët me një mandat e sipër, raktikisht të gjithë burrat deputetë të PS do të jenë në fushëbetejën e listës së hapur. Konkurrenca kështu do të jetë jo vetëm me kundërshtarin politik, por edhe brenda familjes socialiste.

Janë 39 deputetë aktualë burra në garë në listën e hapur nëse do të përzgjidhen nga drejtuesit politikë ose ndonjëri prej tyre do t’i thotë jo vendimit të Ramës për të garuar në listën e hapur.

Vlen për tu parë nëse kjo formulë e Ramës do të jetë e aplikueshme edhe për deputetët senatorë me tre mandate si Erion Brace, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Petro Koci Paulin Sterkaj apo Damian Gjiknuri.

Vetë Rama tregoi se nuk e ka vendosur ende nëse do të kandidojë për deputet në parlamentaret e 11 Majit.

Por cilët janë kandidatët në listën e mbyllur dhe ata që do të “mbledhin” votat?!

Në listën e mbyllur do të jenë:

Tiranë – Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali

Fier – Belinda Balluku

Dibër – Blendi Klosi

Vlorë – Bledi Çuçi

Korçë – Niko Peleshi

Gjirokastër – Mirela Kumbaro

Elbasan – Arbian Manzaku

Kukës – Eduart Shalsi

Lezhë – Ulsi Manja

Drejtues i Diasporës – Tauland Balla

Durrësi – ?

Shkodra- ?

Berat – ?

Në listën e hapur do të jenë:

Orlando Rakipi

Toni Gogu

Xhemal Qefalia

Etjen Xhafaj

Pandeli Majko

Plarent Ndrecaj

Arben Pëllumbi

Eduard Shalsi

Edi Rama

Ilir Nraxhi

Erjon Meka

Denis Deliu

Arkend Balla

Shkëlqim Bullari

Florenc Spaho

Klevis Xhoxhi

Luan Duzha

Saimir Hasalla

Baftjar Çela

Erion Braçe

Mirel Pitushi

Izmet Beqiraj

Petro Koçi

Paulin Sterkaj

Vullnet Sinaj

Anduel Tahiraj

Damian Gjiknuri

Ilir Metaj

Niko Kuri

Ilir Topi

Ilirian Pentavinji

Eduard Ndreca

Bardhyl Kollçaku

Nasip Naço

Lavdrim Krashi

Laer Duraj

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta