‘Këta janë armiqtë e mi dhe duan që unë të dështoj’, Netanyahu nis fushatën me një video të krijuar me AI ku shfaqen Mamdani, Erdogan, Khamenei dhe Abbas 04/09 22:32
Një tramvaj i linjës në Milano ka dalë nga shinat, duke goditur një ndërtesë dhe përplasi disa persona, ku dy prej tyre humbën jetën dhe 38 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas raporteve të para, shumica e të plagosurve ishin pasagjerë që ndodheshin në bord të tramvajit, një mjet që kishte hyrë në shërbim vetëm disa javë më parë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00 në viale Vittorio Veneto. Tramvaji ishte në lëvizje nga piazza Repubblica drejt Porta Venezia.
Në vendngjarje po ndërhyjnë ambulancat për të ndihmuar personat që janë plagosur nga tranvaji.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin.
Top Channel