Vrasja e Martin Canit/ Nis seanca paraprake për Mario Përlleshajn, të pranishëm dhe prindërit e 14-vjeçarit që ndërroi jetë
10/03/2025 13:06
Ka nisur seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshaj, nën akuzë për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Canit.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në seancën që ka nisur në orën 13:00 të së hënës kanë mbërritur dhe prindërit e Martin Canit.
Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.
Top Channel