
Kryeministri Edi Rama mohon që mbyllja e platformës sociale “Tik Tok” të ketë lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kreu i qeverisë thekson se vendimi u mor vetëm për mbrojtjen e fëmijëve. Kryeministri Rama ironizon dhe thirrjen e kreut të opozitës, Sali Berisha, për bojkotimin e mësimit dhe protesta, duke e etiketuar sërish si “bufi i kënetës”.
“Bufi kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e Tiktok dhe prindërve u kërkon të bashkohen me fëmijët dhe të dalin në shesh për tiktakun. Kjo është këneta opozitare dhe filozofia e saj. Kjo do të jetë derisa të jetë bufi që vigjilon nga ballkoni mbi të gjithë gjendjen poshtë në kënete duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë që kafshojnë e pickojnë. 95% e prindërve dhe mësuesve na thanë mbyllni Tiktokun.
Ne presim të shohim planin e premtuar për sigurinë e shtuar për fëmijët tanë. Arsyeja pse vendimi u mor vetëm me javën e shkuar ka të bëjë thjesht me kapacitetet teknike për të realizuar mbylljen e platformës që kanë kërkuar kohën e tyre. Nuk ka të bëjë gjëkundi me lirinë e fjalës dhe zgjedhjet. Uroj të jetë e përkohshme, do zgjasë aq kohë sa kompania të na japë një plan për sigurinë e fëmijëve. Apeli i bufit të kënetës duhet marrë tejet seriozist si një simptomë lajthitje e rrezikshme”-u shpreh Rama.
Top Channel