“As në mes të Parisit nuk gjen kështu”/ Rama inspekton punimet e shkollës “Angela Merkel”: Kamza, befasia e gjithë Rilindjes

10/03/2025 15:40

Kryeministri Edi Ram ishte i pranishëm sot në shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz për të parë ecurinë e punimeve.

I shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Rakip Suli, Rama pa nga afër punimet, ku vlerësoi projektin e shkollës e cila në shtator, do t’u vihet në dispozicion  nxënësve dhe mësuesve, tërësisht e shndërruar.

Shkolla e re do të mirëpresë 1300 nxënës me 38 klasa, 10 laboratorë, bibliotekë, terrene sportive e hapësira rekreative, e konceptuar që të shërbejë edhe si një pikë sociale për komunitetin.

“Shumë bukur, ky është një projekt që duhet të jetë krenaria e studios suaj të arkitekturës. Këto janë shkolla që mes Parisit nuk i gjen se janë ndërtuar nga e para dhe nuk janë më të vjetra, këto janë shkolla spektakolare. Kamza është shëmbëlltyrë spekakolare, edhe Tirana, po në Kamëz nuk pritej se në Tiranë pritej. Kamza është befasia e gjithë rilindjes.” -u shpreh Rama, i cili nuk kurseua as batutat.

“Kjo është shkolla e 19 që ndërtohet në bashkinë e Kamzës në periudhën 4 vjeçare. Gjithsej shkojnë 40 objekte arsimore, çerdhe, kopshte dhe shkolla, me një sipërfaqe ndërtimi 10200 metra katror si ndërtim. Për 1300 nxënës, madje këtu do të jetë kërkesë e jashtëzakonshme, se siç kemi diskutuar Kamza shkon 20 mijë nxënës nga klasa e parë deri në 12  dhe mendojmë se ka qenë investimi më i rëndësishme dhe më i duhur në bashkinë Kamzë, falë mbështetjes së qeverisë që ka qenë e jashtëzakonshme” – u shpreh Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli

Shkolla e re i shtohet zinxhirit të 18 shkollave të rindërtuara dhe rehabilituara në këtë bashki, me standarde europiane, duke zgjeruar kapacitetet për komunitetin e Kamzës dhe zonave përreth.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta