Merrnin ryshfet nën pretendimet se do ndikonin te sistemi i drejtësisë për ndryshim mase, GJKKO dënon ish-shefin e Krimeve në Tiranë dhe dy të tjerë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në të cilën ai shprehu nevojën që ka partia për deputetët në këto zgjedhje.
Ai u shpreh se shqiptarëve nuk u duhet një skuadër politike që nuk i jep atyre gjërat që u duhen.
“Për faktin që me sistemin e ri që kemi, gara është e balancuar, burrat me burrat dhe gratë me gratë. Kijeni parasysh që hyrja që bëra në fillim, kjo është një zgjedhje e lirë dhe prandaj vendosa të bëj këtë takim që se kam bërë kurrë më parë. Të gjithë janë të vetëdijshëm çfarë i duhet atyre sot që i kërkojnë votën. Nuk i duhet një skuadër që nuk reflekton se çfarë i duhet atyre.
Që nga 2009 e deri më sot ne kemi filluar të ndryshojmë, kjo është ADN-në e PS-së. Kjo është ajo që doja të ndaja me ju. Kijeni parasysh që për peshën e madhe që kanë këto zgjedhjeje, të gjithë ata që janë këtu të pranishëm i duhen mandatit tjetër të PS dhe është për një ditë tjetër skema e re që do të ketë Partia Socialiste”, tha Rama në mbyllje të fjalimit të tij.
Top Channel