Trashëgimia qytetare në foto/ Përurohet albumi i veçantë fotografik me veshjet popullore të Shqipërisë së mesme

09/03/2025 12:31

Trashëgimi Kulturore dhe Dimension Digjital është një album fotografik që sjell një udhëtim vizual në botën magjepsëse të kostumeve popullore të Shqipërisë së Mesme.

Ky projekt synon të dokumentojë dhe të promovojë bukurinë e trashëgimisë sonë, duke ndërtuar një urë mes traditës dhe epokës digjitale. Përmes fotografisë, elementet e mrekullueshme të veshjeve tradicionale vijnë në jetë, duke treguar mjeshtërinë artizanale, simbolikat dhe ngjyrat e pasura që ato mbartin.

Një aspekt i veçantë i albumit është përfshirja e të rinjve, të cilët, edhe pse të rritur në një realitet të shpejtë dhe virtual, kanë pasur mundësinë të njohin e të vlerësojnë këtë pasuri kulturore.

Ky ndërveprim mes brezave tregon se teknologjia nuk e zëvendëson traditën, por mund të bëhet një mjet i fuqishëm për ta ruajtur dhe për ta promovuar atë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta