
Liverpool vazhdon marshimin drejt titullit pasi në këtë javë 20-të të Premier League ata mundën 3-1 Southampton të Juric edhe pse ishin këta të fundit që kaluan në avantazh të parët pak përpara përfundimit të pjesës së pare.
Slot, i cili kishte ruajtur në fillim disa emra të formacionit bazë në kuadër të ndeshjes së kthimit ndaj PSG-së, në fillimin e pjesës së dytë sjell Robertson, Mac Allister dhe Eliot, autori I golit të suksesit në Paris.
Brenda tre minutave The Reds përfunduan rikthimin e tyre: në minutën e 51-të, Nunez barazoi me asistin e Luis Diaz, ndërsa pak më pas ishte radha e Salah, nga penalltia, për të përfunduar kthesën për vendasit. Egjiptianit iu desh të rikthehej sërish në pikën e bardhë në minutën e 88-të, kur Sugaëara kapi topin me dorë brenda zonës.
Nga njëmbëdhjetë metra, ish-lojtari i Romës nuk gabon dhe vulos shifrat e takimit 3-1. Në pritje të Manchester United-Arsenal që luhet pasditen e sotme, Liverpool është 16 pikë përpara ‘Topçinjve’, të cilët tani kanë dy ndeshje më pak se ta.
Top Channel