
Debati mes Rozanës dhe Laertit ka vijuar edhe këtë javë në shtëpinë e Big brother Vip Albania.
Krisja ka filluar pasi Rozana është afruar përsëri me Gjestin, ndërsa Laerti pretendon se banorja nuk është aspak koherente. Ndërkohë Gjesti mendon se Laerti nuk ka lojë tjetër përveç raporteve me Rozanën dhe Valbonën.
Rozana: E kam ndjerë shumë të rënduar veten. Nuk kam pse marrë këshilla nga Laerti. Sa herë unë dhe Gjesti kemi pasur ndonjë kontraditë, Laerti ka thënë si tani e ke larguar mos u merr më sepse është fëmijë. Në Big brother nuk na kërkohet mosha për të luajtur dhe besojë se të gjithë votohemi njësoj. Gjesti është lojtarë si Laerti. Unë këtu rri, qesh dhe luaj me kë të dua dhe nuk marrë këshilla nga Laerti. Nuk jam një lojtare me Laertin dhe nuk do bëj diçka që më thotë ai që ta bëj.
Laerti: Për moskoherencën Rozana para një jave më ka thënë unë nuk rri më me Gjestin, por ai vjen edhe më thotë luaj me mua sepse nuk kam me kë luaj.
Rozana: Cinizmi jot është nga sikleti. U shkëput loja tani. Unë këtë ja kam shpjeguar dhe Gjestit.
Laerti: Fjalët që thua tani janë mospërputhje totale. Jam akuzuar unë që të kam mbrojtur ty.
Gjesti: Laerti nuk ka lojë tjetër këtu përveç Rozanës dhe Valbonës, ndaj mundohet gjithmonë të kthehet herë tek njëra herë tek tjetra
Laerti: Nuk bëhet Big Brother me prank dhe me lojërat e Gjestit. Me Gjestin nuk mund të bësh debat sepse thotë trëndafili, ta kam dridhur, ngre këmbët. Ku të shkoj biseda?!
Top Channel