EMRI/ Eksplozivi në biznesin në Fushë Krujë, identifikohet autori, sekuestrohet automjeti që përdori 26-vjeçari

07/03/2025 09:15
Foto ilustruese

Identifikohet autori që vendosi lëndë plasëse në biznesin në Fushë Krujë.

Në njoftimin e policisë theksohet se autori i dyshuar, Kristian Caka, është shpallur në kërkim dhe po ashtu është sekuestruar automjeti me të cilin 26-vjeçari lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, 2 ditë më parë.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit D. M., se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues të dyqanit të tij, në Fushë Krujë, kishte shpërthyer lëndë plasëse, që kishte shkaktuar dëme të vogla materiale, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit K. C., 26 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftim.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta