Tensionet me SHBA-së dhe Ukrainës, Reuters: Shtëpia e Bardhë dha urdhër për kufizimin e sistemit Starlink që përdoret nga ushtria ukrainase
Analistët Artur Zheji dhe Fitim Zekthi janë përplasur në studion e emisionit Top Story në Top Channel.
Zheji tha se presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të jetë babysitter i Europës gjithë kohës, gjë që u kundërshtua nga Zekthi.
Zheji: Bëre një analizë demonizueze, sepse nuk vure fakte, ka ndryshuar profili i botës, tjetër punë jemi, s’jemi ne dakord.
Zekthi: Ka ndryshuar, por nuk mund ta ndryshojë SHBA këtë
Zheji: Pse do të bëhet babysitter i Europës gjithë kohës?
Zekthi: Është SHBA lideri i rendit global
Zheji: Kur iu mbetet ndonjë luftë në dorë, xhandari amerikan
Zekthi: Trump po përmbys të gjithë narrativën deri tani. Trump i thotë Gazës ik nga Gaza dhe i thotë Ukrainës dorëzohu. Me atë që ndodhi me Zelenskyn aty doli që viktima nuk është Ukraina, por problemi.
Top Channel