
Akademiku Artan Fuga denoncoi në mbledhjen e Asamblesë së Akademisë së Shkencave mbifaturimet e projekteve që realizohen nga ky institucion.
Në fjalën e tij ai tha se mund të hartonte edhe një raport për këto mbifaturime, ndërkohë që kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi pasi tentoi disa herë t’ia ndërpriste fjalën, i kërkoi të ishte më konkret në akuzat që ngrinte.
“Për disa projekte po të doni ju bëj një raport, ku disa projekte janë të mbifaturuara për mendimin tim, Këto janë vërejtjet e mia”, u shpreh Fuga.
Gjinushi i quajti shashka dhe broçkulla akuzat e Fugës, teksa ky i fundit ngriti me ironi pyetjen se si ishte e mundur që një akademik bën 7-10 projekte brenda vitit.
Pjesë nga debati mes tyre në mbledhje:
Fuga: Sot shkenca nuk matet se ç’kërkon si buxhet por çfarë jep dhe si kontribut shoqëror dhe prurje të matshme. Këtu kemi vetëm çfarë harxhojmë dhe çfarë duam. Mendoj se nuk kemi akses në detajet që jepen për projektet dhe më duket e tepërt që qoftë dhe njeriu më I nderuar nga brenda një viti të ketë 7 projekte a 10 projekte me mijëra euro. Po si i realizon?
Gjinushi: Po kush? Po nuk flitet kështu po flet për kolegët. Cili?
Fuga: Ma lë të mbaroj
Gjinushi: Cili
Fuga: Unë këtu nuk do përmend emra
Gjinushi: Vërejtjet bëhen konkrete dhe jo teorira. Megjithatë bëj teorinë dhe do marrës përgjigje
Fuga: Për disa projekte po të doni ju bëj një raport, ku disas projekte janë të mbifaturuara për mendimin tim, Këto janë vërejtjet e mia
Gjinushi: Thuaje njërin, thuaje pra. Thuaje pra se derisa po e thua. Mos hidh shashka këtu.
Fuga: Ju lutem ruani etikën
Gjinushi: Jo jo, shashkat janë shkelja më e rëndë e etikës
Fuga: Ruani etikën. Më lini të flas. Nuk e di në shqip fjalën shashka, po ma shpjeguat
Gjinushi: Shashka janë broçkullat
Fuga: Aha… Po broçkullat çfarë janë?
Gjinushi: Diskursi yt i zakonshëm
Fuga: Po unë kush jam
Gjinushi: Ai që të njohin të gjithë
Fuga: Ju faleminderit z.kreyetar. Kjo është etika
Gjinushi: Ti nuk del për të diskutuar por për të filozufuar. Në mënyrë të çuditshme bën sikur ngre probleme dhe s’je në gjendje të thuash kush është problem.
Fuga: Faleminderit për kritikën tuaj
Gjinushi: Etika më e keqe është kur flet kot
Fuga: Për ju ata që hedhin kritika janë armiq
Gjinushi: Këto që the nuk janë Kritika, vetëm tregojnë sesa i saktë është raporti
Fuga: Po mirë dakord, a do e them mendimin tim
Gjinushi: Ke akoma mendim?
Fuga: Unë mendoj se kam por mendimi i mendimit nuk është mendimi juaj
Gjinushi: Mendimi i mendimit është budallëk
Fuga: Faleminderit, unë nuk hy në atë etikë
Gjinushi: Tani thuaj dhe një shashkë të fundit
Fuga: Çfarë është shashka?
Gjinushi: Po ti je filozof, nuk di shashkën ti?
Fuga: Jo. Ta mbaroj. Nëse kryesia do një raport nga unë unë jam gati ta bëj dhe ta qarkulloj. Faleminderit.
Gjinushi: Ditën e mirë!
Debatin e plotë e ndiqni duke klikuar videon në Youtube
Top Channel