
Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti do të duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale në orën 10:00 pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dhënë dëshminë e tij, në cilësinë e dëshmitarit për rezervat shtetërore.
Në orën 10:30, Kurti nuk është paraqitur. Ai ndodhet në Gjilan në vënien e gurthemelit të një çerdheje.
Varësisht prej kërkesës që ka bërë Prokuroria Speciale, ai mund të gjobitet me 250 euro.
Në momentin që Gjykata Themelore ia kalon urdhrin Policisë së Kosovës, atëherë ai edhe mund të paraburgoset, jo më shumë se një muaj.
Neni 131 i Kodit të Procedurës Penale thotë që për mosparaqitje ai dënohet në vazhdimësi me 250 euro.
Nëse e dërgojnë me detyrim dhe nuk dëshmon, paraburgoset pas pikës 2 të nenit 131.
Kurti nga Gjilani ka thënë se e mirëpret Prokurorinë Speciale në zyrën e tij.
Neni 131 i Kodit të Procedurës Penale
Top Channel