Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit

04/03/2025 10:01

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit.

Veliaj ndodhet prej disa javësh në qelinë e paraburgimit të Durrësit pasi u arrestua më 10 shkurt.

Ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa u vendos masa detyrim paraqitje.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, sipas hetimit të deritanishëm të SPAK dyshohet se kreu korrupsion në nëntë raste dhe pastroi para, ndërsa investigimi penal nisi nga një informacion përmes postës prej shtetasit të vetidentifikuar si Nesti Angoni, të dhëna që u protokolluan korrikun e 2023.

Disa muaj më vonë SPAK u vu në lëvizje duke kërkuar si fillim deklaratat e pasurisë dhe që më tepër se një vit më vonë nga informimi prej Angonit, në vjeshtën e 2024 pyeti një sërë dëshmitarësh mes tyre edhe Ina Goxhaj e cila dyshohet se u intimidua në zyrat  e avokatit të popullit, nga deputetja socialiste Klotida Bushka, edhe ajo nën hetim në një procedim të veçuar dhe në zhvillim e sipër.

Erjon Veliaj ka hedhur akuza vazhdimisht ndaj prokurorëve të SPAK se është arrestuar dhe po mbahet në burg pa të drejtë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta