Rezultatet zyrtare të primareve në Partinë Demokratike për qarkun më të madh të vendit, Tirana janë publikuar këtë mbrëmje.

Sipas shifrave zyrtare kryeson kryetari i degës së Kavajës, Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga ish deputeti dhe anëtari I Kryesisë, Klevis Balliu me 737.

Më pas renditet anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Grigels Muçollari me 666, kurse deputetja Jorida Tabaku ka marrë 651 vota.

Ndërsa Ilir Alimehmeti ka siguruar 603 vota në primaret e mbajtura një ditë më parë.

Primaret do të jenë një prej filtrave që ka vendosur Partia Demokratike në listën e kandidatëve për deputetë. Megjithatë fjalën e fundit deri në 12 mars do ta thotë kryesia e demokratëve.

Lista e plotë me rezultatet e Tiranës:

Rezultati Qarkut Tiranë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA