
Sot dy marsi shënon 581 vjetorin e Besëlidhjes se Lezhës ,dite e cila është përkujtuar edhe ne Berat.
Në ambientet e bibliotekës së qytetit në ketë përvjetor u çel ekspozita me librat dhe pullat postare shqiptare te Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tone kombëtar si edhe u mbajtën minisesione shkencore.
Të gjitha pullat postare, të emetuara qe nga viti 1913 nga qeveria e Ismail Qemalit e deri në 2024 janë ekspozuar në ketë ditë.
Janë 150 lloje pullash me pamjen e Skënderbeut. Sipas koleksionistit Hysen Dizdari pulla më e preferuar e Skënderbeut është ajo e vitit 1913 e shpërndare në mbi 2 milion kopje nëpër botë.
Libri më i vjetër ekspozuar në Berat është i vitit 1855, Historia e Skënderbeut, botuar në frëngjisht. Sipas studiuesit te artit Arjan Prifti, për Skënderbeun janë bërë mbi një mijë botime në Evropë dhe Ballkan dhe mbi 900 vepra arti për të.
Ne fund te aktivitetit disa nga librat për Skënderbeun iu dhuruan bibliotekës së Beratit.
Top Channel